Priten reshje intensive shiu në Shkodër, prefekti thirrje për banorëve për të marrë masa

exit.al 25 Shtator 2020, 09:07

Në pesë ditët e ardhshme, Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar reshje shiu intensive shiu në veri të vendit, e veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

Prefekti i qarkut të Shkodrës i ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa paraprake dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.

Po ashtu, ai kërkoi qytetarëve që të shmangin qarkullimin në zonat e prekura nga përmbytjet dhe të mos pihet ujë nga çezma, pasi është burim infeksioni.

Prefekti lajëmroi se institucionet kanë marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Shpërndaje te miqtë