- Dedë Kasneci – ka kandiduar dhe më parë për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KED e ka skualifikuar për shkak se nuk përmbushte kriterin për 15 vite eksperincë në fushën juridike;
- Envi Hicka – avokat në studion Haxhia&Hajdari;
- Prelë Martini –ish-gjyqtar në Shkodër, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, aktualisht avokat;
- Shaqir Hasanaj – Këshilltar ligjor i presidentit Meta;
- Vasil Bendo – Avokat; ish-këshilltar në Gjykatën Kushtetuese; Bendo ka kandiduar dhe më parë për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese por KED e ka skualifikuar pasi nuk ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë në ILDKPKI;
- Vjosa Bodo Mujo – ish-drejtoreshë ligjore e Bankës Sicred, aktualisht administratore e kompanisë së konsulencës SICRED Assistance. Ajo ka kandiduar dhe më parë për një vend në Gjykatën e Lartë, por u skualifikua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Kjo është hera e dytë që presidenti Meta hap aplikimet për vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj. Herën e parë procesi i përzgjedhjes dështoi pasi në garë kishte vetëm 2 kandidatë, nga 3 që parashikon ligji. Lista me 6 kandidatë do t’i dërgohet KED-it, i cili do të vlerësojë dhe rendisë kandidatët, duke hartuar një listë të shkurtuar me vetëm 3 kandidatë, të cilën ia kthen më pas sërish presidentit. Nga kjo listë, presidenti zgjedh një kandidat për ta bërë pjesë të Gjykatës Kushtetuese.
