Presidenti Nishani dekreton ministrat e qeverisë teknike

exit.al 22 Maj 2017, 11:24

Presidenti Nishani dekretoi sot shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri, sipas marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha.

Në vend të Niko Peleshit, postin e zëvedëskryeministres do ta mbajë për një muaj Zonja Ledina Mandija.

Në vend të Fatmir Xhafaj, postin e ministrit të Brendshëm do ta mbajë Zoti Dritan Demiraj.

Në vend të Ogerta Manastirliut, postin e ministrit së Shëndetësisë do ta mbajë Zoti Arben Beqiri.

Në vend të Olta Xhaçkës, postin e ministres së Mirëqenies Sociale do ta mbajë Zonja Xhulieta Kërtusha.

Në vend të Arben Ahmetaj, postin e ministres së Financave do ta mbajë Zonja Helga Vukaj.

Në vend të Lindita Nikollës, postin e ministres së Arsimit do ta mbajë Zonja Mirela Karabina.

Në vend të Petrit Vasilit, postin e ministrit të Drejtësisë do ta mbajë zoti Gazment Bardhi.

Dekretet e Presidentit hyjnë në fuqi menjëhërë. Sot në orën 18:00, në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, do të votohen emrat e 6 ministrave teknike dhe zëvendëskryeministrit. Shpërndaje te miqtë