Presidenti Meta: Të ndëshkohen maksimalisht të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve

exit.al 28 Korrik 2020, 14:02

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë ne vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017. Në një reagim në Facebook, pas njoftimit të SPAK për arrestimin e komisionerëve, Meta u shpreh:

“Koha për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!

Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!

Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”

Gjykata e Posaçme kundër Krimit lëshoi sot  22 urdhër-arreste për komisionerë në zgjedhjet e përgjithshme Durrës në vitin 2017, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë. Shpërndaje te miqtë