Presidenti Meta pohon se reforma në drejtësi është keqpërdour nga qeveria

exit.al 12 Dhjetor 2020, 10:58

Presidenti Ilir Meta deklaroi se reforma në drejtësi u keqpërdor nga qeveria. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Bashkëpunimit Rajonal, Meta u shpreh se keqpërdorja e kësaj reforme ndodhi në disa momente të rëndëishme siç ishte zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Kjo reformë për fat të keq u keqpërdor totalisht nga ana e qeverisë aktuale. Kjo ndodhi me disa momente kyçe, siç është zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për t’u shmangur zgjedhja sipas standardit dhe për të nisur uzurpinim e këtij institucioni. Ndaj kjo është arsyeja se pse shumë çështje nuk hetohen sot dhe PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit.”

Meta tha se askush se mendoi se kjo reformë do të mundësonte kapjen e shtetit dhe cenimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Shpërndaje te miqtë