“...i rremë, i pambështetur në argumenta kushtetues, por i orientuar verbërisht politikisht. Ky proces nuk i shërbën askujt por vetëm thellon ndasitë midis palëve për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut dhe dhe bashkëpunimti që Presidenti prej kohësh po kërkon”.
Gjithashtu, Presidenti ka bërë me dije Kuvendin se është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të ligjshme që do të diktojë situata në të mirë të vendit. Në letrën e tij, Presidenti sqaron edhe njëherë se dekreti është marrë në përputhje me Kushtetutën:“Ky dekret është botuar në fletoren zyrtare[..] e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshi këtu edhe Kuvendin”, shkruan Presidenti.
Gjithashtu Presidenti pohon se Dekreti është nxjerrë në respekt të Nenit 3, të Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit Shqipëri-BE. Presidenti vlerëson se të gjitha hapat që Kuvendi ka marrë për shkarkimin dhe për mosnjohjen e dekretit të tij kanë për qëllim të godasin Presidentin e Republikës, pa mundur të rrëzojnë përmbajtjen e dekretit. Shpërndaje te miqtë
