Gjykata vendos masën 'arrest shtëpie' për ish-deputetin Bardh Spahia

exit.al 22 Qershor 2019, 13:15

Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia.

Ish-deputeti Bardh Spahia akuzohet për ‘kundërshtim të policisë’ gjatë përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës më 18 qershor.

Seanca u zhvillua pa praninë e medias. Sipas gazetës Panorama, Zoti Spahia e ka quajtur arrestim e tij si 'prapaskenë politike' dhe ka kërkuar nga gjykata të shihen e të vlerësohen faktet.

Të pranishëm në seancë ishin dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputetët Flamur Noka e Ervin Salianji, të cilët e quajtën arrestimin e Spahisë si të motivuar politikisht.

Jashtë gjykatës, të rrethuar me policë, kishte dhe shumë mbështetës të opozitës.

Ish-deputeti Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit teksa po shkonte në emisionin 'Open' të gazetares Eni Vasili.

Shpërndaje te miqtë