Presidenca i përgjigjet Ramës: Ramaforma mbaron në 25 prill

exit.al 23 Shkurt 2021, 16:27

Presidenca reagoi pas deklaratave lavdëruese të Kryeministrit Rama ndaj Ardian Dvoranit, pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi në një postim në Facebook, e quajti kryeministrin Rama “faqezi”. Ai shtoi se “Ramaforma ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë”.

DASH falenderoi 12 drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në botë për luftën e tyre ndaj korrupsionit.

Mes tyre ishte edhe Ardian Dvorani në postin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ekspert i hartimit të reformës.

Kryeministri Rama falenderoi në Tëitter Dvoranin dhe e konsideroi deklaratën e DASH përgjigje ndaj të “Keqes” që kritikoi atë.

Shpërndaje te miqtë