Policia pas protestës së opozitës përpara Kryeministrisë arrestoi 20 qytetarë me akuzën e akteve të dhunshme.
27 shkurtNjë ditë pas protestës së opozitës përpara parlamentit, policia hetoi 8 qytetarë dhe shpalli në kërkim 12 të tjerë.
5 marsPolicia arrestoi 8 persona dhe 9 të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën përballë Parlamentit.
17 marsPolicia arrestoi 14 persona, 11 qytetarë i hetoi në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim.
21 marsPolicia arrestoi 6 qytetarë, 17 u hetuan në gjendje të lirë dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
29 marsPolicia ka nisur procedim penal për 7 prej qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës ditën e enjte përpara Parlamentit. Mes të proceduarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ata akuzohen për kundërshtim të policisë, prishje të qetësisë publike dhe përdorim të lëndëve plasëse.
Shpërndaje te miqtë
