Policia italiane arreston 55 persona për prostitucion dhe trafik droge

exit.al 9 Mars 2021, 22:19

Policia italiane ka arrestuar 55 persona të akuzuar për prostitucion dhe trafik droge. Ndër ta 27 persona janë shqiptarë.

Pesë prej tyre u arrestuan në Vlorë. Shqiptarët furnizonin një grup trafikantësh nigerian me kanabis.

Ata transportuan drogë nga Shqipëria në brigjet Apuliane dhe Abruzzese, pasi morën autorizimin e Sacra Corona Unita dhe më pas e shpërndanë në Italinë Veriore, njoftoi policia italiane të martën.

Sipas njoftimit, rreth shtatë ton drogë u transportuan, duke përfshirë hashash, marijuanë dhe kokainë.

Shpërndaje te miqtë