Policia hap aplikimet për 'policët vullnetarë'

exit.al 20 Korrik 2020, 12:44

Policia ka hapur aplikimet për policët vullnetarë, qytetarë që duan të bëhen pjesë e strukturave të policisë. Në një lajmërim zyrtar, policia shprehet se qytetarët e interesuar, pas aplikimit, do t’i nënshtrohen testimit, trajnimit dhe certifikimit në Akademinë e Sigurisë. Ky projekt për vitin 2020 ka për qëllim mbushjen e disa kuotave bosh në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht:

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë Tiranë 77 kuota;

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan;

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë në Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.

Për më shumë për kushtet dhe afatet e aplikimit, lexoni këtu.   Shpërndaje te miqtë