Mblidhet Këshilli, Rama takon përfaqësuesit e opozitës

exit.al 20 Korrik 2020, 11:25

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ku po merr pjesë dhe kryeministri Rama.

Përfaquesit e opozitës jashtëparlamentare janë Oerd Bylykbashi, Gazmet Bardhi dhe Petrit Vasili.

Ndërsa opozita parlamentare përfaqësohet nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Tema kryesore e takimit do të jenë ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Shpërndaje te miqtë