“Merruni me bandat pastaj ejani na vendosni gjobat. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër.”, tha ajo.
Policia ka gjobitur dhe më herët Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se policia do të gjobisi çdo politikan që shkel rregullat kundër Covid-19. Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 1 milionë lek. Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohet me 3 mijë lek gjobë. Shpërndaje te miqtëPolicia gjobit Kryemadhin për shkelje të masave anti-Covid
Policia e Elbasanit gjobiti të mërkurën kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për mos respektimin e masave anti-Covid.
Ajo po zhvillonte një takim elektoral me mësues dhe të rinj në këtë qytet, teksa policia mbërriti në ambjentet ku po zhvillohej takimi.
Ajo është gjobitur për grumbullimin e më shumë se 10 vetave dhe mosmbajtjes së maskës.
Kryemadhi deklaroi se do të apelojë gjobën dhe i bëri thirrje policisë të merret me bandat e jo me qytetarët.
