Policia gjobit 2584 persona për thyerje të masave antiCovid

exit.al 23 Mars 2021, 15:16

2584 persona u gjobitën në 4 ditët e fundit për shkelje tyë masave kundër përhapjes së koronavirusit nga policia në të gjithë vendin. Policia njoftoi se:

2246 shtetas u gjobitën me 3 000 lekë për mos mbajtjen e maskës.

300 shtetas u gjobitën me 3 000 lekë sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

3 subjekte u gjobitën me 1.000.000 lekë për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

35 shtetas u gjobitën me 10.000 lekë, sepse lëvizën në këmbë pas orës 20:00.