Policia arreston dy persona për kultivim të kanabisit në Vlorë

exit.al 4 Korrik 2020, 10:17

Policia arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim një tjetër për kultivim të kanabisi në Vlorë.

Personat me inicialet K. F, 62 vjeç dhe kryeplaku i fshatit me iniciale M. R, 53 vjeç dyshohet se kanë kultivuar kanabis në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Gjithashtu dhe personi me inciale F. R, 56 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se ka kultivuar disa bimë kanabisi dhe më pas i ka asgjësuar ato.

Shpërndaje te miqtë