Ministrja Manastirliu thirrje të rinjve të respektojnë masat Covid-19: Në spitalin Infektiv, të rinj me simptoma të rënda

exit.al 4 Korrik 2020, 09:20

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri thirrje të rinjve të respektojnë masat kundër Covid-19, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e virusit. Në një postim në Facebook, Manastirliu pohoi se në spitalin Infektiv janë shtruar të rinj me simpotoma të rënda Covid-19.

“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”

Shpërndaje te miqtë