Policia arreston 6 persona dhe gjen 3 të vdekur

exit.al 8 Shkurt 2021, 17:25

Në vend u arrestuan 6 persona, u gjetën të mbytur 2 persona dhe 1 person u gjet i vrarë, gjatë ditës së hënë. Kështu:

Policia e Tiranës arrestoi një 19-vjeçar të shpallur në kërkim për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Një 53-vjeçar u arrestua në Korçë pasi shpërndante kokainë në qytet.

Katër persona u arrestuan nga policia për grabiutjen e një shume parash nga biznesi dhe rrahjen e rojes së sigurisë të këtij subjekti.

Personat e arrestuar janë H. Q., 21 vjeç, banues në Manzë, M. K., 27 vjeç, B. S., 23 vjeç dhe M. B., 17 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim një 26-vjeçar, K. R. banues në Jubë, Durrës

Një 47-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj në Malësinë e Madhe. Viktima kishte prerje në fyt. Një 62-vjeçar A.S, u gjet i mbytur në brigjet e plazhit të Spillesë në Kavajë.

Një 30-vjeçar u gjet të hënën pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë.

Një makinë u dogj të hënën në mëngjes në Vlorë. Makina është në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.