“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat”.
Arrestimi i 3 inspektorëve të IMT-së nuk ka lidhje me dëmet apo pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, apo dhe vetë Beratit.Policia arreston 3 inspektorë të ndërtimit në Berat
Policia arrestoi sot 3 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të cilët akuzohen se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Berat. Arrestimet nuk kanë lidhje me pasojat e tërmeteve.
Përmes një deklarate për shtyp, Policia njoftoi sot arrestimin e: L.S. 50 vjeç; E.V. 29 vjeç; D.H. 45 vjeç, që të tre banues në Berat dhe inspektorë të IMT-së.
Në njoftim, policia tha se masën e arrestit e kishte vendosur Gjykata e Beratit ditën e mërkurë, ndërsa 3 inspektorët ishin kallëzuar për shpërdorim detyre pas 6 muajsh hetim.
Të sugjeruara
Rama pas Samitit të NATO-s: I kërkova ndihmë liderëve të Europës
4 Dhjetor 2019, 18:11Dëmet nga tërmeti, KE i dhuron Shqipërisë 15 milionë euro
4 Dhjetor 2019, 17:02Basha thirrje për më shumë grupe vlerësimi në terren
4 Dhjetor 2019, 16:03
Protesta është më e madhe se numrat në shesh – është në qindra mijëra zemra
21 Korrik 2026, 13:16
