Plagoset një punëtor, ra nga skela

exit.al 4 Shtator 2020, 18:02

Një punëtor ndërtimi është plagosur të premten teksa punonte në ndërtimin e një pallati në Pogradec.

Sipas informacioneve të deritanishme, punëtori është rrëzuar nga skela dhe ka patur dëmtime trupore.

Policia po heton shkakun e ngjarjes.

Ky është rasti i 11 në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.

Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.

Shpërndaje te miqtë