Pjesëmarrje e lartë në Dibër, Debreshi: Demokracia që aspirojmë bazohet mbi vullnetin tonë të lirë

exit.al 25 Prill 2021, 16:40

Dibra ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë të votuesve deri në orën 15:00 sipas të dhënave të deritanishme të KQZ.

Një pjesëmarrje të lartë prej 44.17%.

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi ka bërë thirrje që qytetarët  të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Te dashur bashkëqytetarë, shkoni sa më shumë në qendrat e votimit! Demokracia që aspirojmë bazohet mbi vullnetin tonë të lirë”, tha ai.

Elton Debreshi u shpreh se zgjedhjet në Dibër do të jetë historike. Ai tha se ku do ku ka shkuar ka parë vendosmërinë e njerëzve për të votuar.

“Ngado ku shkojmë, në sytë e njerëzve shohim vendosmërinë për te votuar. Zgjedhjet në Dibër do te jene historike”, tha ai.