Rregullohet sistemi i raportimit të pjesmarrjes në KQZ

exit.al 25 Prill 2021, 15:49

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi njoftoi se sistemi elektronik i paraqitjes së pjesmarrjes u rregullua.

“Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ”, shkroi në Facebook, Celibashi.

Më parë KQZ, njoftoi se sistemi elektronik u bllokua pas një sulmi kibernetik. Pjesmarrja në votime deri në orën 15:00 është në rreth 37, 94 %.