Pikat kryesore të marrëveshjes Rama-Basha

exit.al 18 Maj 2017, 16:55

Pas diskutimeve të mbrëmshme deri vonë dhe sot gjatë gjithë ditës, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë arritur një dakordësi, pikat kryesore të së cilës janë:

- Zgjedhjet shtyhen një javë për më 25 qershor 2017

- Mos lejimi në zgjedhje i koalicioneve parazgjedhore, pra të gjitha partitë do të konkurojnë si subjekte elektorale më vete

- Krijimin e një qeverie gjysëm teknike, duke emëruar në postet e mëposhtme persona teknikë me propozimin e opozitës:

- Zëvendës Kryeministër

-  Ministri i Brendshëm

- Ministri i Arsimit

- Ministri i Shëndetësisë

- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

- Ministri i Financave

- Ministri i Drejtësisë

- Drejtori i OSHEE

- Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

- Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

- Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

- Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

- Kryetari i KQZ do të jetë propozim i opozitës

- Avokati i Popullit do të propozohet nga opozita

- Do të miratohen menjëherë komisionet e vetingut

- Do të kufizohet financimi dhe shpenzimet elektorale në fushatë dhe përmirësimi i kodit elektoral, veçanërisht ashpërsimi i dënimeve për shitblerjen e votës

- Do të zbatohet ligji i dekriminalizimit për të mos lejuar futjen e individëve me të shkuar kriminale

- Palët premtojnë të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve për të hartuar:

- reformë kushtetuese

- reformë zgjedhore, përfshi futjen e teknologjisë elektronike

- reformë të sistemit të prokurimit dhe shpenzimeve publike

Shpërndaje te miqtë