Pfizer po kërkon autorizimin në SHBA

exit.al 20 Nëntor 2020, 19:30

Pfizer ka aplikuar tek autoritetet rregullatore të SHBA-ve për përdorim të emergjencës: një hap i madh drejt dhënies së ndihmës për luftën ndaj pandemisë.

Aplikimi në autoritetet amerikane vjen disa ditë pasi kompania Pfizer raportoi rezultatet përfundimtare të testimeve ku tregoi se vaksina garantonte 95% mbrojtje ndaj virusit.

Nëse kompania merr autorizimin në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, vaksina do të shpërndahet brenda dy orësh.

Drejtori i Pfizer, Albert Bourla tha të enjten se regjistrimi për përdorim urgjent ishte një "moment historik në rrugën tonë për të shpërndarë një vaksinë Covid-19 në botë".

Dozat fillestare do të jenë të pakta, dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) do të vendosin se kush është i pari në radhë që do të marr vaksinën

Shpërndaje te miqtë