Pezullohen fluturimet drejt Britanisë së Madhe

exit.al 21 Dhjetor 2020, 14:51

Të gjitha fluturimet drejt Britanisë së Madhe do të pezullohen prej të martës deri në 6 janar.

Ky është vendimi i marrë nga Komiteti i Teknikëve, pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në MB.

Gjithashtu qytetarët  që vijnë nga Britania e Madhe do të karantinohen për 14 ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë studime të hollësishme mbi këtë variant të ri të Covid-19.

Dalja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani ndodhi një javë pasi vendi kishte nisur vaksinimin e vaksinën e Pfizer-it.

Shpërndaje te miqtë