Pesë viktima dhe 284 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

exit.al 5 Shkurt 2021, 15:28

284 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1,951 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 67 deri në 86 vjeç.

224 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53,455.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  61,688 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,519 kanë humbur jetën, ndërsa 6,714 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë