Persona civilë ndalojnë të riun pa nisur ende protesta

exit.al 12 Dhjetor 2020, 18:36

Persona me veshje civile kanë shoqëruar një të ri të enjten, ende pa nisur protesta.

I riu u ka kërkuar të ndalojnë e ta lënë të lirë duke thënë se nuk kishte bërë asgjë.

Momenti i shoqërimit është siguruar nga kamerat e News24.

Është bërë publik dhe identiteti i të personit që është marrë nga civilët, ai quhet Mexhit Kastrati.

“S’kam bërë asnjë gjë. S’kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni”, ka thënë i riu teksa policia e ka shoqëruar.

Gazetarët nga terreni raportojnë se policia po arreston protestues ende pa nisur protesta në ditëne saj të katërt. 

 

Shpërndaje te miqtë