Përmbledhje e takimeve elektorale të LVV, 16 prill

exit.al 16 Prill 2021, 19:50

Kandidatët e pavarur të LVV zhvilluan disa takime elektorale të premten më 16 prill.

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi ishte në Tiranë.

“Në Tiranë, pesë stenda janë ngritur sot nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët po flasin me qytetarët e po shpërndajnë pikat tona programore. Stendat do i gjeni hapur deri në fund të fushatës. Bashkë e bëjmë të mundshme!

Pesë vendndodhjet janë te: Sheshi “Skënderbej”  2. Ura e "Lanës" që të çon te ish "Blloku". 3. Sheshi “Ëilson”, Tirana e Re 4. "21 Dhjetori", te kryqëzimi  5. Stadiumi Kombëtar pranë "Coin"”, tha ai.

Kandidati i pavarur i Gjirokastrës Kreshnik Merxhani ishte në Libohovë.

“Një pjesë e aktivistëve tanë, sot takuan qytetarët e Libohovës dhe Nepravishtës dhe shpërndanë programin tonë 13 pikësh. Mirëpritja që po gjejmë në çdo pjesë të Qarkut po na motivon e po na mbush energji.  Më datë 25 Prill, qytetarët do t’i mposhtin presionet që po iu bëhen nga pushteti. Ndryshim është i domosdoshëm. Diçka Krejt Tjetër mund dhe do të lind”, tha ai.