SHBA: Jemi partnerë në ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri

exit.al 16 Prill 2021, 19:00

Ambasada Amerikane në Tiranë deklaroi se SHBA po ofron mbështetje për Shkollën e Magjistraturës përmes USAID/Albania për trajtimin e ecjen profesionale gjyqtarëve prokurorëve dhe personeli administrativ.

Përmes një postimi në Facebook,  ambasada tha se Shkolla e Magjistraturës ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon.

“Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë aktualisht ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon dhe ne jemi krenar që jemi partnerë në ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.