“Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti. FSHB i uron gjyqtarit Muho shërim të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.”
Kampionati i basketbollit kryesohet nga Teuta me 13 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parafundit me 9 pikë. Ndeshja e së shtunës u fitua nga Teuta. [embed]https://www.youtube.com/watch?v=baDSqyHozqo[/embed]Përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës që rrahu arbitrin në Durrës
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit (FSHB) ka vendosur të përjashtojë përjetë basketbollistin Bruno Daliu të Tiranës.
Daliu goditi me grushte e shqelma arbitrin Jurgen Muho gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Teutës në pallatin e sportit Ramazan Njala, Durrës e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit kombëtar.
Arbitri Muho, 26-vjeç, i dizavantazhuar nga shtati më i shkurtër, vuajti lëndime serioze. Sulmi përfundoi pas ndërhyrjes së lojtarëve dhe stafeve drejteuse. Pas konstatimit të ngjarjes 34-vjeçari Daliu u arrestua nga policia.
Dhuna në parketin e “Ramazan Njalës” ndodhur të shtunën. FSHB reagoi duke dënuar veprimet e Daliut përmes një postimi në Facebook, ku tha:
Të sugjeruara
3 kandidatë për kreun e SPAK, sot afati i fundit për aplikim
25 Nëntor 2019, 15:34Rama: I poshtër ai që lidh ikjen e shqiptarëve me qeverisjen
25 Nëntor 2019, 13:47Paketa Anti-KÇK, proces privat paralel vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve në detyrë
25 Nëntor 2019, 13:49
Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
22 Korrik 2026, 11:11
