“[…] jemi mes të një kontinenti ku shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës, patjetër që një të riu që ndodhet në një fshat kudoqoftë 20 vjeç, që ka celular dhe me një klik e ka këtu Kim Kardashian-in, Cristiano Ronaldo- n nuk është e lehtë t’i thuash qëndro këtu se do bëjmë bashkë Shqipërinë dhe pas 35 vjetësh ti do jesh si në Gjermani.”
Sipas Kryeministrit Rama probleme të ngjashme po hasin edhe vende të tjera të BE-së, ku për shembull mori disa vende të BE-së. Ai tha se vendosja e politikave të ndryshme për nxitjen e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre nuk po rezultojnë efektive.“[…] kush thotë se ikja sot nga Shqipëria, nga rajoni, nga Evropa lidhet me qeverisjen nuk kupton asgjë ose është i poshtër. E kupton shumë mirë por s’di të thotë gje tjetër, përveçse të hedhë helm. Shqiptarët kanë ikur dhe do ikin, kanë ardhur, vijnë dhe do vijnë. Çfarë duam? Bunkerin e Enver Hoxhës? Sa mirë që është kështu.”
