Përditësimi, 9 maj: 57 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në vend

exit.al 9 Maj 2021, 17:08

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se, në 24 orët e fundit, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana humbi jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 1,952 testime të kryera, 57 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive u identifikuan në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore 57

Të shëruar në 24 orë 963

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828

Raste pozitive 131,723

Raste të shëruara 117,089

Raste Aktive 12,222

Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10244

Shkodër 341

Fier 294

Korçë 234

Gjirokastër 245

Durrës 199

Vlorë 189

Elbasan 134

Lezhë 101

Berat 91

Dibër 85

Kukës 65