Arabia Saudite aprovon pelegrinazhin në Mekë nën kushte të veçanta

exit.al 9 Maj 2021, 16:12

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite njoftoi të dielën se vendi do të lejojë pelegrinazhin në Mekë këtë vit, por në kushte që i përshtaten pandemisë.

Televizioni citoi Minsitrinë e Pelegrinazhit duke thënë se "Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e Haxhit këtë vit do të shpallen më vonë", sipas një raporti të The Guardian.

Vitin e kaluar vendi lejoi vetëm një numër të kufizuar pelegrinësh të brendshëm për të kryer Haxhin.