Përditësimi 7 dhjetor: 695 raste të reja dhe 17 viktima

exit.al 7 Dhjetor 2020, 16:14

695 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 43.683.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 persona: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 695

Të shëruar ne 24 orë 563

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 1.963

Testime totale 205.971

Raste pozitive 43.683

Raste të shëruara 22.180

Raste Aktive 20.581

Humbje jete 922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11041

Fier 1612

Durrës 1349

Korçë 1122

Vlorë 1037

Shkodër 903

Elbasan 872

Lezhë 740

Berat 701

Gjirokastër 518

Kukës 434

Dibër 252

Shpërndaje te miqtë