Përditësimi 6 dhjetor: 840 raste të reja dhe 16 viktima

exit.al 6 Dhjetor 2020, 16:20

840 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 42.988.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         840

Të shëruar ne 24 orë      331

Të shtruar në spitale      479

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore              2.374

Testime totale           204.008

Raste pozitive            42.988

Raste të shëruara     21.617

Raste Aktive             20.466

Humbje jete              905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10946

Durrës  1356

Elbasan  860

Fier  1562

Korçë  1135

Vlorë  1045

Shkodër  919

Lezhë  739

Berat  720

Kukës  428

Dibër  249

Gjirokastër  507

Shpërndaje te miqtë