Përditësimi, 5 shtator: 3 viktima dhe 896 raste të reja me Covid-19

exit.al 5 Shtator 2021, 17:15

Ministria e Shëndetësisë të dielwn bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 896  raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 003 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 132 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 14 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive, rreth 1/3 e tyre, janë të përqëndruara në Tiranë, 4375, pasuar nga Shkodra me 1999 dhe Durrwsi me 1025 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 4518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136 479 që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 150 997 raste me Covid-19, prej të cilëve 2515 persona të infektuar kanë humbur jetën.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896

Të shëruar në 24 orë      518

Të shtruar në spitale       132

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983

Raste pozitive             150,997

Raste të shëruara       136,479

Raste Aktive                 12,003

Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375

Shkodër          1999

Durrës             1025

Vlorë               896

Fier                  860

Lezhë              778

Elbasan           605

Berat               421

Korçë               307

Gjirokastër      299

Kukës              232

Dibër                206