Përditësimi 31 dhjetor: 589 raste të reja dhe 7 viktima me Covid-19

exit.al 31 Dhjetor 2020, 17:15

589 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 58,316.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 7 qytetarë në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         589

Të shëruar në 24 orë      449

Të shtruar në spitale      284

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              2,350

Testime totale            262,910

Raste pozitive             58,316

Raste të shëruara       33,634

Raste Aktive                23,501

Humbje jete                1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13547

Fier  1632

Shkodër   1289

Durrës  1235

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  890

Elbasan 891

Berat  763

Gjirokastër 476

Kukës 431

Dibër  417

Shpërndaje te miqtë