Përditësimi 30 dhjetor: 581 raste të reja dhe 4 viktima me Covid-19

exit.al 30 Dhjetor 2020, 16:23

581 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 57,727.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 581

Të shëruar në 24 orë 485

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2681

Testime totale 260,560

Raste pozitive 57,727

Raste të shëruara 33,185

Raste Aktive 23,368

Humbje jete 1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13432

Fier 1591

Shkodër 1300

Durrës 1220

Vlorë 1011

Korçë 948

Lezhë 884

Elbasan 877

Berat 784

Gjirokastër 491

Kukës 431

Dibër 399

Shpërndaje te miqtë