Përditësimi 27 shkurt: 986 raste dhe 19 viktima në 24 orë

exit.al 27 Shkurt 2021, 17:50

986 qytetarë të infektuar me Covid19 dhe 19 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në vend, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara u identifikuan në këto bashki:

461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Në vend u kryen 3957 testime dhe 1,331 vaksinime antiCovid. Prej fillimit të pandemisë në vend janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.

647 pacientë po trajtohen në spitalet Covid në vend, prej tyre 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

19 qytetarë, të moshave 65-89vjeç kanë humbur jetëm si pasojë e Covid19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 986

Të shëruar në 24 orë 962

Të shtruar në spitale 647

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 3957

Testime totale 462,980

Raste pozitive 106,215

Raste të shëruara 68,969

Raste Aktive 35,471

Humbje jete 1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22853

Fier 2641

Durrës 1664

Vlorë 1748

Shkodër 1337

Gjirokastër 1026

Berat 877

Korçë 916

Elbasan 887

Lezhë 819

Dibër 368

Kukës 335

Shpërndaje te miqtë