Gjermania miraton AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

exit.al 27 Shkurt 2021, 18:00

Gjermania po mendon të miratojë vaksinimin e personave mbi 65 vjeç me vaksinën AstraZeneca, pas një studimi të ri për funksionimin e vaksinës tek njerëzit e moshuar.

Thomas Mertens kryetari i komisionit gjerman të vaksinave u shpreh për AFP-në se "shumë shpejt do të publikojë një rekomandim të ri për vaksinën".

Muajin e kaluar, Gjermania u shpreh se do të vaksinonte me AstraZeneca vetëm personat për moshën nën 65 vjeç, për shkak të të dhënave të pamjaftueshme mbi efektivitetin e saj tek njerëzit e moshuar. Disa vende evropiane morën një veprim të ngjashëm.

Agjencia Evropiane e Barnave, rregullatori i BE-së ka rekomanduar administrimin e AstraZeneca për të rriturit e të gjitha moshave.

Shpërndaje te miqtë