Përditësimi, 2 prill: 6 viktima dhe 336 raste të reja në 24 orët e fundit

exit.al 2 Prill 2021, 17:44

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2865 testime, 625 të shëruar, 336 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 6 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Në të njëjtin interval kohe janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 - 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (2 Prill 2021)

Raste të reja ditore 336

Të shëruar në 24 orë 625

Të shtruar në spitale 276

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2865

Testime totale 564,565

Raste pozitive 125,842

Raste të shëruara 92,500

Raste Aktive 31,095

Humbje jete 2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21739

Fier 2549

Durrës 1269

Gjirokastër 1253

Shkodër 1186

Vlorë 949

Korçë 769

Elbasan 347

Lezhë 294

Kukës 360

Dibër 326

Berat 54