Përditësimi 2 prill: 336 raste të reja dhe 6 viktima

exit.al 2 Prill 2021, 17:43

336 raste të reja dhe 6 humbje jete u shënuan gjatë 24 orëve në vend, njoftoi Ministria e Shendetësisë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.

Ndërsa 625 qytetarë u sheruan gjatë 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar po trajtohen në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale.

6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 - 83 vjeç.

Statistika (2 Prill 2021)

Raste të reja ditore 336

Të shëruar në 24 orë 625

Të shtruar në spitale 276

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2865

Testime totale 564,565

Raste pozitive 125,842

Raste të shëruara 92,500

Raste Aktive 31,095

Humbje jete 2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21739

Fier 2549

Durrës 1269

Gjirokastër 1253

Shkodër 1186

Vlorë 949

Korçë 769

Elbasan 347

Lezhë 294

Kukës 360

Dibër 326

Berat 54