Përditësimi, 19 shtator: 780 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid-19

exit.al 19 Shtator 2021, 18:15

Ministria e Shëndetësisë të dielën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 780 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 789 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 224 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 19 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 5394, pasuar Shkodra me 1338 dhe Fieri me 1209  infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147 584 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        780

Të shëruar në 24 orë      757

Të shtruar në spitale       224

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 4022

Testime totale              1,151,640

Raste pozitive               162,953

Raste të shëruara         147,584

Raste Aktive                   12,789

Humbje jete                     2,580

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,394

Shkodër          1,338

Fier                  1,209

Durrës             1,188

Vlorë               781

Lezhë              635

Elbasan           643

Berat               502

Korçë              295

Kukës              307

Gjirokastër      274

Dibër                224