Kosova shënon 10 viktima nga COVID-19

exit.al 19 Shtator 2021, 15:33

Kosova ka shënuar 10 viktima nga koronavirusit të dielën ndërsa 591 pacientë të infektuar janë duke u trajtuar në spitale.

Sipas Ministrisë, janë regjistruar edhe 173 raste të reja, vetëm 2.9 për qind e personave të testuar.

Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar derisa mbi 9 mijë persona janë ende të infektuar me koronavirus, prej tyre 49 janë në kujdes intensiv.

Kosova ka vaksinuar 24% të popullsisë me dy doza kundër COVID-19.

Gjithësej në Kosovë janë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit me COVID-19 dhe 2 899 persona kanë vdekur.