Përditësimi, 17 maj: 17 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 në vend

exit.al 17 Maj 2021, 17:01

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se, në 24 orët e fundit, 3 qytetar humbën jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 2 639 testime të kryera, 17 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125 419 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.

Statistika (17 Maj 2021)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 1,107

Të shtruar në spitale 80

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396

Raste pozitive 132,032

Raste të shëruara 125,419

Raste Aktive 4,178

Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3276

Shkodër 175

Korçë 160

Gjirokastër 96

Fier 90

Lezhë 88

Vlorë 87

Elbasan 67

Berat 53

Durrës 40

Kukës 23

Dibër 23