Përditësimi 14 mars: 15 humbje jetë dhe 653 raste të reja në 24 orët e fundit

exit.al 14 Mars 2021, 17:55

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 15 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë.

Të dielën janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe numri total i vaksinimeve të kryera është 24 887. Vaksinimet janë bërë mes personelit shëndetësor, të moshuarve dhe mësuesve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

15 qytetarë kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Statistika (14 Mars 2021)

Raste të reja ditore        653

Të shëruar në 24 orë     662

Të shtruar në spitale      501

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 3119

Testime totale          511,075

Raste pozitive           117,474

Raste të shëruara       80,483

Raste Aktive                34,946

Humbje jete                2045

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23290

Fier        2572

Vlorë       1614

Durrës    1640

Shkodër   1337

Gjirokastër 1224

Korçë    912

Elbasan 565

Lezhë      744

Berat       385

Dibër    352

Kukës    311

 

Shpërndaje te miqtë