20 viktima dhe mbi 1000 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

exit.al 14 Mars 2021, 16:27

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 orët e fundit 20 viktima dhe 1 031 të infektuar të rinj me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një ditë, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Mosha e viktimave llogaritet mes 50 dhe 93 vjeç.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 492 raste nga testimi i 4 373 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për rritjen e numrit të personave të shtruar në spitale.

Gjithsej 55 pacientë me komplikime të COVID-19 janë shtruar në spitalet e Shkupit në 24 orët e fundit. Ndërkohë, numri i pacientëve po trajtohen aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit është 406.

Që nga fillimi i pandemisë,  në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 112 107 persona, prej të cilëve 3 300 kanë humbur jetën.

Në total numri i personave që janë shëruar është 97 166.

Mbeten ende 11 641 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë nuk kanë ende të dhënakonkrete se kur Maqedonia e Veriut do të marrë dërgesën të re të vaksinave.

Më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kishte paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do të mbërrijnë 20.000 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer dhe 25.000 të tjera të AstraZenecas.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka pranuar rreth tetëmijë doza Pfizer si donacion nga Serbia, të cilat janë përdorur për vaksinimin e personelit shëndetësor.

Tremijë doza të tjera të prodhuesit kinez Sinopharm po përdoren për të vaksinuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

 

Shpërndaje te miqtë