Përditësimi, 1 shtator: 3 viktima dhe 982 raste të reja me Covid-19

exit.al 1 Shtator 2021, 18:53

Ministria e Shëndetësisë të mërkurën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 1054 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 10 592 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 100 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 15 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive, janë të përqëndruara në Tiranë, 3 860, pasuar nga Shkodra me 1 846 dhe Vlora me 924 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134 276 që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 147 369 raste me Covid-19, prej të cilëve 2501 persona të infektuar kanë humbur jetën.

Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 982

Të shëruar në 24 orë 475

Të shtruar në spitale 100

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 5724

Testime totale 1,053,104

Raste pozitive 147,369

Raste të shëruara 134,276

Raste Aktive 10,592

Humbje jete 2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,860

Shkodër 1,846

Vlorë 924

Durrës 836

Fier 745

Lezhë 589

Elbasan 527

Berat 375

Gjirokastër 302

Korçë 244

Dibër 178

Kukës 166