Kosova regjistron 5 viktima dhe 187 raste të reja me Covid-19

exit.al 1 Maj 2021, 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2944 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 187 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 94630 raste.

Mbeten 8567 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105375 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2178 pacientë kanë humbur jetën.