Përditësim 22 korrik: 68 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 4358 totali i të infektuarve

exit.al 22 Korrik 2020, 16:25

68 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4358.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 57-vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Fieri.

Të infektuarit e rinj janë 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër dhe Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Në spital janë të shtruar 12a pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 7 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar në 2 463 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4385 të infektuar,

– 120 viktima;

– 2463 të shëruar,

– 1775 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 903 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 215 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 204 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 98 pacientë aktivë,
  5. Fier, 40 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 82 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 64 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 47 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 48 pacientë aktivë,
  10. Berat, 32 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 20 pacientë aktiv.

Shpërndaje te miqtë