Kryeministri grek paralajmëron Turqinë për studimin sizmik në ishullin grek

exit.al 23 Korrik 2020, 08:43

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pohoi se BE nuk do të ketë alternativë tjetër veç sanksionit ndaj Turqisë, nëse kjo e fundit vazhdon të krijojë tensione në Mesdheun Lindor.

Paralajmërimi pasi Turqia njoftoi planet për një studim sizmik në jug dhe në lindje të ishullit grek Kastellorizo nga 21 korriku-2 gusht.

Forcat e armatosura Greke u vendosën në gatishmëri pas njoftimit të Turqisë për këtë studim.

Ambasada Greke në Ankara dërgoi një ankesë drejt Ministrisë së Jashtme Turke. Autoritetet greke gjithashtu pohuan se e ngritën çështjen në BE, NATO dhe Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell paralajmëroi javën e kaluar se punimet e eksplorimit të Turqisë janë "kundër interesit të BE-së, të drejtave sovrane të vendeve anëtare të BE-së dhe ligjit ndërkombëtar".

Shpërndaje te miqtë